![Këshilltarja e ministres së Drejtësisë: Gruaja shtatzënë që u vra sot kishte kërkuar ndihmë edhe në institucionet përkatëse Këshilltarja e ministres së Drejtësisë: Gruaja shtatzënë që u vra sot kishte kërkuar ndihmë edhe në institucionet përkatëse](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/11/n.jpg)
Këshilltarja e ministres së Drejtësisë, Nazlije Bala, për Radio Dukagjini ka thënë se gruaja shtatzënë e cila u vra sot në oborr të QKUK-së kishte kërkuar ndihmë edhe më parë në institucionet përkatëse.
Ajo deklaroi se institucionet e sigurisë duhet ta shtojnë përgjegjshmërinë, dhe që viktimave të dhunës t’u jepet përkrahja e plotë. Po ashtu theksoi se lufta ndaj fenomenit të dhunës duhet të jetë e gjithë shoqërisë dhe të mos reduktohet vetëm në institucione.