Home Ballina Këshilltari i Pacollit: Ish-presidentët e Kosovës injoruan ftesën për vizitë të krerëve të UÇK-së në Hagë

Këshilltari i Pacollit: Ish-presidentët e Kosovës injoruan ftesën për vizitë të krerëve të UÇK-së në Hagë

0
Këshilltari i Pacollit: Ish-presidentët e Kosovës injoruan ftesën për vizitë të krerëve të UÇK-së në Hagë

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli gjatë javës së ardhshme së bashku me ish-presidentët dhe ish-kryeministrat nga Shqipëria, do të vizitojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari i tij, Jetlir Zyberaj përmes një postimi në “Facebook”, ku ka theksuar se ftesa u është bërë edhe ish-presidentëve të Kosovës, por se të njëjtit nuk kanë konfirmuar vizitën e tyre.

Zyberaj tutje ka theksuar se ish-presidentja Atifete Jahjaga ka injoruar totalisht secilën thirrje telefonike e madje edhe ftesën përmes letrës.

“Qëllimi i kësaj vizite është solidarizimi me krerët e UÇK-së që janë të paraburgosur në Hagë dhe mbështetja e kauzës dhe luftës së drejtë të Kosovës për liri dhe pavarësi kundër Serbisë në vitet e 90-ta”, ka shkruar Zyberaj.

Postimi i plotë:

Me iniciativën e ish presidentit të Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli javën e ardhshme ish-presidentët dhe kryeministrat e Shqipërisë, bashkë me z.Pacolli do të vizitojnë liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Ftesa u ishte bërë edhe ish-presidentëve të Kosovës, të cilët për arsye të panjohura nuk e kanë konfirmuar vizitën e tyre.
Ish presidentja Jahjaga ka injoruar totalisht secilen thirrje telefonike qoftë edhe thirrjen nepërmjet letrës.

Qëllimi i kësaj vizite është solidarizimi me krerët e UÇK-së që janë të paraburgosur në Hagë dhe mbështetja e kauzës dhe luftës së drejtë të Kosovës për liri dhe pavarësi kundër Serbisë në vitet e 90-ta.

Ka momente kur polarizimi nuk i ndihmon interesit kombëtar të vendit dhe ky është një prej tyre, por uniteti është përgjigja ndaj agresionit të Serbisë kundër historisë, të tashmes dhe të ardhmes së Kosovës.

Exit mobile version