Ilir Kërçeli, këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i ka thurur lavde kryeministrit Kurti për vizitën e tij të deritanishme në Amerikë, ndonëse ai nuk është takuar ende me asnjë zyrtar shtetëror.
Kërçeli me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Kurti po e përfaqëson dinjitetshëm potencialin e Kosovës në aspektin ekonomik
Madje sipas tij, Kurti po bën një diplomacy ekonomike e cila i ka munguar Kosovës në vitet e fundit.
“Vizitat në kompanitë më të njohura në teknologji dhe inovacion të ShBA-së është përfaqësimi më i mirë që mund të na bëhet në këtë kohë kur vendit tonë i duhen vende pune për rininë e cila po largohet nga pamundësia që talentet e tyre t’i kthejnë në vende pune”, ka shkruar Kërçeli.
Postimi i plotë i Kërçelit:
Kryeministri Kurti po e përfaqëson dinjitetshëm potencialin e vendit tonë në vizitën të cilën po e realizon në ShBA.
Diplomacia ekonomike të cilën për herë të parë kaq direkt dhe kaq të qelluar po e zhvillon kryeministri me kabinetin e tij, është ajo qe na ka munguar këto vitet e fundit.
Vizitat në kompanitë më të njohura në teknologji dhe inovacion të ShBA-së është përfaqësimi më i mirë që mund të na bëhet në këtë kohë kur vendit tonë i duhen vende pune për rininë e cila po largohet nga pamundësia që talentet e tyre t’i kthejnë në vende pune.
Sigurisht kjo qeveri i ka përfaqesimet më të mira edhe në diplomaci ushtarake dhe në diplomaci klasike.
Shumë shpejt keni për t’i pa rezultatet.