Home Lajme Këshilli i Prindërve me masë ekstreme: Çregjistrim masiv i nxënësve nëse nuk fillon mësimi më 3 tetor

Këshilli i Prindërve me masë ekstreme: Çregjistrim masiv i nxënësve nëse nuk fillon mësimi më 3 tetor

0

Këshilli i Prindërve i Kosovës ka paralajmëruar se do të nisin një masë ekstreme nëse vendimi për ndërprerjen e grevës nuk merret deri më 3 tetor.

“Nëse më 3 tetor nuk fillon mësimi në gjithë Kosovën, do të kërkojmë çregjistrim masiv nga shkollat dhe sistemi arsimor do të kolapsojë”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Prindërve, të shpërndarë në ‘Facebook’.

Ata, tutje ka thënë se kjo masë nuk përjashton edhe forma të tjera të shprehjes së pakënaqësisë, sikundër janë protestat e marshet.

“Është e lehtë të prishësh, është kollaj të bllokosh, është e padrejtë greva në arsim! HAPINI SHKOLLAT !! Kjo thirrje nuk i përjashton edhe format e tjera të shprehjes së pakënaqësisë: protesta, marshe, hyrje në shkolla”, thuhet më tej në njoftim.

Nga SBASHK-u kanë bërë të ditur se përgjatë këto ditëve në vijim do të marrin vendimin përfundimtar nëse do të vazhdojnë apo ndërpresin grevën arsimore.

Exit mobile version