Home Ballina Këshilli Evropian mirëpret marrëveshjen Kosovë-Serbi për dokumentet

Këshilli Evropian mirëpret marrëveshjen Kosovë-Serbi për dokumentet

0
Këshilli Evropian mirëpret marrëveshjen Kosovë-Serbi për dokumentet

Arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi për njohjen e dokumenteve të identifikimit gjatë hyrje-daljeve nga të dyja vendet i është gëzuar edhe Këshilli Evropian.

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, përshëndeti marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet personale dhe tha se kjo marrëveshje e arritur është në interes të qytetarëve.

“Unë mirëpres ngrohtësisht marrëveshjen që u arrit sot si pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE, për të siguruar udhëtime të papenguara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në interes të qytetarëve”, shkroi Michel në Twitter.

Exit mobile version