Home Rozë Këngëtarja turke arrestohet për një shaka që bëri lidhur me shkollat ​​fetare

Këngëtarja turke arrestohet për një shaka që bëri lidhur me shkollat ​​fetare

0
Këngëtarja turke arrestohet për një shaka që bëri lidhur me shkollat ​​fetare

Këngëtarja turke, Gulsen është arrestuar dhe akuzuar për nxitje të urrejtjes për një shaka që ka bërë me shkollat ​​fetare.

Në prill, këngëtarja me shaka një anëtar të grupit të saj e quajti  “pervers” për shkak se ai kishte marrë pjesë në një prej këtyre shkollave, shkruan BBC.

Pavarësisht se komentet ishin të vjetra, ato së fundmi u bënë virale në internet, duke tërhequr kritika nga qarqet konservatore.

Kritikët thonë se arrestimi është një përpjekje e presidentit Rexhep Tajip Erdogan për të konsoliduar mbështetjen përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.

Para arrestimit të saj, Gulsen – e cila shihet si Madonna e Turqisë – kishte kërkuar falje në mediat sociale dhe sugjeroi se fjalët e saj u kapën nga ata që synojnë të “polarizojnë shoqërinë”.

Duke shkruar në Twitter dhe Instagram, këngëtarja tha se ndërsa po “mbronte lirinë e shprehjes” me “shakanë mes kolegëve” i kërkoi falje “të gjithëve që u ofenduan”.

Exit mobile version