Home Rozë Këngëtarja e njohur drejt martesës, merr propozimin romantik në Mykonos

Këngëtarja e njohur drejt martesës, merr propozimin romantik në Mykonos

0
Këngëtarja e njohur drejt martesës, merr propozimin romantik në Mykonos

Nicole Scherzinger dhe Thom Evans janë fejuar dhe po përgatiten për dasmë. Ylli i grupit të famshëm “Pussycat Dolls” dhe sportisti 37-vjeçar kanë qenë bashkë që nga fillimi i vitit 2020. Por tani duket se po përgatiten për të ardhmen e tyre së bashku.

Siç raportojnë mediat e huaja, Thom tashmë i ka propozuar për martesë këngëtares. Miqtë e tyre kanë konfirmuar se Evans i shtroi pyetjen gjatë pushimeve në Mykonos që mbajtën së fundmi. Një mik konfirmoi për Daily Mail: “Ata po martohen”.

Çifti sapo është kthyer nga pushimet në Mykonos të Greqisë, ku Evans mendohet se i ka propozuar martesë”, tha burimi.

Exit mobile version