Home Rozë Këngëtari i njohur sherr me dy persona në hotel

Këngëtari i njohur sherr me dy persona në hotel

0
Këngëtari i njohur sherr me dy persona në hotel

Jason Derulo tregon zero-tolerancë nëse e ngatërrojnë me një yll tjetër muzike saqë kjo e përfshiu në një sherr fizik në Las Vegas me dy burra që raportohet ta kenë ofenduar dhe e kanë thirrur si “Usher”, artisti tjetër i njohur.

VIDEO

Në një video të siguruar nga “TMZ”, Derulo ndodhet në një shkallë lëvizëse dhe afër tij qëndron një burrë. Pranë tyre kalon një djalë që i thërret: “Hej Usher! Ik p*rdhu, k**rvë!” dhe pikërisht në këtë moment këngëtari i njohur hidhet përsipër.

Një grusht i tij mjaftoi që ta rrëzonte përtokë të riun, ndërsa burri që ishte pranë Derulo, u sul drejt dy djemve por mori një shuplakë nga këngëtari. Ishte sigurimi i hotelit që i dha fund grindjes si dhe qëndrimit të Derulo aty.

Dy të lënduarit nuk duan të ngrenë akuza, por ekziston mundësia që incidenti të mos kalojë pa një masë ndëshkimore. Gjithsesi, kanë një vit kohë në dispozicion nëse duan të ngrenë padi. Për lëndimet e tyre nuk është nevojitur ndihma e mjekvëe, edhe pse në video nuk mungon gjaku nga fytyrat e tyre. Vetë Jason Derulo nuk ka thënë asnjë fjalë mbi ngjarjen./tvklan.al/

Exit mobile version