![Kënga e re e Era Istrefit po ndjek suksesin e hitit të famshëm Bonbon Kënga e re e Era Istrefit po ndjek suksesin e hitit të famshëm Bonbon](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/04/era-600x360-1.jpg)
Era Istrefi publikoi pak ditë më parë këngën që e riktheu pas një pauze të gjatë në muzikë. Kënga me titull “Bebe” është pëlqyer shumë dhe madje kthyer në një trend në rrjetin social TikTok. Kënga numron më shumë se 6 milionë klikime në youtube.
“Bebe” po ndjek suksesin e Bonbon, që i dha famë Erës përtej kufijve. Ka qenë Era e cila ka bërë me dije se kënga është më e dëgjuara në Zvicër momentalisht. Si duket Era po fokusohet me këngët shqip pasi nuk mundi të arrinte suksesin e dëshiruar jashtë vendit.