Home Ballina Kënd po e “godet” deputeti i “Guxo”: Asnjëherë s’duhet bërë kompromis me ide, vendime apo veprime të cilat dëmtojnë interesin shtetëror

Kënd po e “godet” deputeti i “Guxo”: Asnjëherë s’duhet bërë kompromis me ide, vendime apo veprime të cilat dëmtojnë interesin shtetëror

0
Kënd po e “godet” deputeti i “Guxo”: Asnjëherë s’duhet bërë kompromis me ide, vendime apo veprime të cilat dëmtojnë interesin shtetëror

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Burim Meta ka reaguar përmes një statusi në Facebook, ku ka theksuar asnjëherë nuk duhet bërë kompromis me ide, vendime apo veprime të cilat dëmtojnë interesin shtetëror.

Ky reagim i tij vjen pas skandalit me pastrim parash, ku dyshohet se është i përfshirë ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Megjithatë, deputeti i Listës Guxo nuk e ka precizuar se për çfarë bëhet fjalë.

Meta, njihet ndër deputetë e vetëm që ka pasur guximin disa herë ta kritikoj Qeverinë Kurti.

Madje, ai ishte linçuar nga VV, pas kritikave që i kishte bërë ish- ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitija, për menaxhimin e keq të pandemisë.

Reagimi i plotë:

Ne mund të pajtohemi ndonjëherë me ndonjë ide, vendim apo veprim të cilët nuk përkojnë plotësisht me parimet tona, por asnjëherë nuk duhet bërë kompromis me ide, vendime apo veprime të cilat dëmtojnë interesin shtetëror.
Amaneti i votës peshon rëndë mbi supet e Deputetit.

Exit mobile version