Artistja dhe prezantuesja e shfaqjes televizive Kelly Clarkson mori yllin e 2733-të në Hollywood Walk of Fame.
Clarkson, fituesja e serisë origjinale të ‘American Idol’, u vlerësua nga anëtarët e jurisë, Simon Cowell, Randy Jackson dhe Paula Abdul.
Cowell vlerësoi karakterin me këmbë në tokë të Clarkson, ku u shpreh se Keli është e njëjta si para kamerave, ashtu edhe pas tyre. Simon Cowell e cilësoi Clarkson si një nga femrat më të bukura, më besnike dhe më të talentuar që ka punuar. Ceremoninë e ndoqën nga afër fansat e këngëtares në mesin e tyre ishin familjarë të saj dhe ekipin e saj të prodhimit për emisionin e saj televiziv.
Clarkson u shpreh për Reuters se këta njerëz që ndodhen në këtë moment të rëndësishëm për të, kanë qëndruar pranë saj për 20 vjet në sektorë të ndryshëm të jetës së saj.