Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka shkruar pas përfundimit të Komisionit për Arsim se është ndje i turpëruar si pushteti i mbante leksione morale e akademike mësimdhënsve, shkruan Scanner.
Duke komentuar gjuhën e vrazhdë të deputetëve të pozitës ndaj Rrahman Jasharajt, Kastrati thotë se sot, pushteti si në kohën e komunizmit i bënte gjyq sindikalistëve.
Postimi i plotë:
Miq,
sot ne Komisionin për Arsim ishin përfaqësuesit e Sindikatës së Arsimit.
U ndjeva i turpëruar se si pushteti i mbante leksione morale e akademike mësimdhënsve. Nuk e orientonin bisedën te zgjidhja e mundshme , por u kontestonin atyre të drejtën e kërkesës dhe metodës (grevës).
Sot, pushteti si në kohën e komunizmit i bënte gjyq sindikalistëve.
Problemi është i thjeshtë. Çmimet e vajit, sheqerit, rrymës, etj janë të papërballueshme për mësimdhënësit.
Më poshtë fjalimi im sot në Komisionin për Arsim.