Home Ballina Kastrati, Muratit për postimin ndaj UÇK-së: Kam mendu që është Ivica Daçiqi

Kastrati, Muratit për postimin ndaj UÇK-së: Kam mendu që është Ivica Daçiqi

0

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati e ka rikthyer në seancë temën për postimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Kastrati e arsyetoi vonesën se nuk ishte këndej.

Ai tha se fillimisht ai postim i është dukur sikur ta kishte shkruar Ivica Daçiqi, por siç tha ai, më vonë e ka parë që ishte Hekuran Murati.

“E kemi obligim me i kontribu kujtesës çka ka ndodh në këtë shoqëri dhe me e stopu kujtesën e harresës të përbuzjes që ka bërë ky djaloshi me atë postim. Kur e kam parë atë postim kam menduar që është Ivica Daçiqi, por më vonë e kam pa që është Hekuran Murati. Ideja nuk është se kush e ka bërë, ideja është se gjuha është e njëjtë si e Ivica Daçiqit, por qëllimi dhe arsyeja janë të ndryshme”, tha ai.

Rreth postimit të Muratit për UÇK-në, ka pasur mjaft reagime në skenën politike, por më pas vetë ministri i Financave ka kërkuar falje publikisht, njofton Klankosova.tv.

Exit mobile version