Home Ballina Kastrati i PDK-së: Kurrgjë s’është Popeye pas spinaqit çka është Kurti pasi e ha shtalbin

Kastrati i PDK-së: Kurrgjë s’është Popeye pas spinaqit çka është Kurti pasi e ha shtalbin

0
Kastrati i PDK-së: Kurrgjë s’është Popeye pas spinaqit çka është Kurti pasi e ha shtalbin

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka komentuar vendimin e Kurtit për reciprocitet në dokumenta dhe targa me Serbinë, si dhe deklaratat e kreut ekzekutiv për luftë.

Kastrati, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se deklaratat për luftë i frikësojnë investitorët e huaj dhe trazojnë NATO-n.

“Rrjedhimisht, për Kurtin nuk është me rëndësi që me deklarata për luftë i tremb investitorët e huaj, e trazon NATO-n e indirekt i bën shërbim skemave ruse në Veri”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Tutje, ai ka bërë një krahasim ndërmjet Kurtit dhe Marinarit Popeye për kah ushqimi që iu dhuron super-fuqi.

“Kurgjo sështë Marinari Popeye  mas spinaqit cka është Bini pasi ta han shtalbin. Rujuni…”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

INTERESAT RUSE PËR KONFLIKTE TË REJA DHE MANIA E KURTIT PËR PROTAGONIZËM VETJAK ( politiko/ushtarak) PËRPUTHEN NË VERI!

Rusia shpreson që në Veri të nxis konflikte ngjashëm me skemat e tyre nëpër Ukrainë.

Në anën tjetër, Kurti ëndërron që përmes kamerave i veshun si ushtar e i parrezikuar në Prishtinë ( përderisa familja e tij në Norvegji e Mal të Zi)  ti komandon djemtë e vajzat e Kosovës në Veri. Sështë me rëndësi sa vrahen e  çfarë dëme ka me pas shteti . Me rëndësi ky ta përmbush egon e tij të sëmurë politike me qenë në qendër të vëmendjes.

Rrjedhimisht, për Kurtin nuk është me rëndësi që me deklarata për luftë i tremb investitorët e huaj, e trazon NATO-n e indirekt i bën shërbim skemave ruse në Veri.

Disa nga ne që e njohim pak ma moti Kurtin e dijmë që ky për me realizu veten politikisht mund të bëhet i kobshëm për Kosovën (kujtoni demonstratat kundër Ahtisarit dhe njerëzit e vrarë aty për kauza personale të Kurtit).

Një kryeministër normal do të angazhohej seriozisht në dialog për me i siguru paqen e përhershme gjeneratave të reja.

Sot ai do duhej të merrej me koston e lartë të jetesës që ka ngulfatur qytetarin, do duhej të merrej me krizën e madhe energjetike që po na pret në dimër….asnjë  veprim konkret për këto çështje.

Por për Kurtin njerëzit janë njerëz vetëm kur ai ka nevojë për votat e tyre, ndërsa kur njerëzit kanë nevojë për ndihmën e qeverisë ai i lë të vdesin me hallet e tyre.

Po më dhimbsen disa që nuk po i marrin vesh prapavijat e Kurtit e po dojnë me e marrë në qafë tê ardhmen e fëmijëve tanë. U kënaqën duke ngrënë shtalba!

Kurgjo sështë Marinari Popeye  mas spinaqit cka është Bini pasi ta han shtalbin.

Exit mobile version