Home Ballina Kastrati: Gjykata Speciale ka qëllim ta damkosë UÇK-në

Kastrati: Gjykata Speciale ka qëllim ta damkosë UÇK-në

0

Qendron Kastrati nga PSD ka thënë se duhet reagim qytetarë për shfuqizimin e Speciales. “Përderisa skena politike, në veçanti qeveria nuk është duke u përpjekur ta korrigjojë një gabim, grackë që ka ndodhur, të paktën qytetarët do të duhej të protestojnë, se është e qartë qysh ka ardhur deri tek ajo rezolutë. Kjo gjykatë ka një qëllim të qartë ta damkosë UÇK-në”, ka thënë Kastrati.

“Ka qenë e mundur të shfuqizohet ky ligj, të rishqyrtohej dhe të shihej mënyra për të vazhduar tutje. Dhe nëse e sheh se të është bërë një grackë, duhen ndërmarrë veprime. Çfarë mund të bëjë qeveria? Mund të angazhojë organizata, personalitete me kredibilitet në drejtësi ndërkombëtar, të cilët do të bëjnë një analizë. Ne e kemi një raport të shkëlqyeshëm prej IKD-në, por as këta nuk kanë mbështetur financiarisht, as në ndonjë mënyrë tjetër. Është dashur një ambasadë e një shteti tjetër ta përkrahë një raport ose një analizë tjetër. Qeveria në këtë kohë i përmend vetëm shpenzimet”, shtoi Kastrati.

Exit mobile version