Mbrëmjen e sotme debati mes Einxhel dhe Donaldi ka agravuar sërish. Ata kanë përsëritur akuzat ndaj njëri-tjetrit me tone të ashpëra. Einxhel tha se ai e ka lënë 4 muaj pa lekë dhe po ashtu nuk i kanë dhënë as pagesën e sponsorave. Madje, shtoi se do përmendi kë të dojë dhe çfarë historie të dojë about:blank
Nga ana tjetër, Donaldi e kundërshtoi. Ai tha se është fjala e tij kundër fjalës së Einxhel dhe nuk do zgjidhet si temë. Një ndëryrje ka ardhur edhe nga Arbana e cila si zakonisht qetëson gjërat siç di ajo.
“Kam bërë 100 punë pa u paguar, më shumë se të gjithë ju aty dhe asnjëherë nuk dalë të ankohem. Të shkosh në punë në 4 të mëngjesit nuk është sakrificë por detyrim. Nëse përmend emra të tretë dhe bën akuza të forta do mbash ti përgjegjësi. Por ju lutem qetësohuni dhe mos bëni akuza të forta. Sepse nuk lëndoheni vetëm ju por edhe njerëz të tjerë.”- tha Arbana.
Pas kësaj debati mes Einxhel dhe Donaldit u qetësua.