Home Rozë Kaloi një vit larg familjes, Princi Albert feston ditëlindjen me Princeshën Charlene pas shërimit të saj

Kaloi një vit larg familjes, Princi Albert feston ditëlindjen me Princeshën Charlene pas shërimit të saj

0
Kaloi një vit larg familjes, Princi Albert feston ditëlindjen me Princeshën Charlene pas shërimit të saj

Princi Albert mori dhuratën më të mirë të ditëlindjes këtë vit, pasi sot më 14 mars mbushi 64 vjeç. Ai festoi me gruan e tij, Princeshën Charlene, pas kthimit të saj në Monako.

Në fundjavë u konfirmua se Charlene ishte kthyer në Monako pasi kaloi pothuajse një vit larg familjes së saj, ndërsa po luftonte me një infeksion në vesh që e mundonte shumë.

Lajmi është bërë i ditur në një deklaratë të lëshuar nga Pallati dhe konfirmon se për shkak të shërimit inkurajues dhe me lejen e mjekëve të saj ajo ka mundur të kthehet në shtëpi! ” Javët e ardhshme do t’i lejojnë Princeshës Charlene të përmirësojë më tej shëndetin e saj përpara se ajo të mund të rifillojë gradualisht detyrat dhe angazhimet e saj zyrtare, ” tha ai.

Gjithashtu në njoftim e bëri të qartë se ata po kërkonin qetësi dhe maturi: ” Në mënyrë që Princesha Charlene të arrijë një rikuperim të plotë dhe duke qenë se ajo ka ende nevojë për qetësi, Çifti Princor i nxit ata që të vazhdojnë të respektojnë privatësinë e tyre dhe mjedisin familjar .”

Albert, Charlene dhe binjakët e tyre shtatëvjeçarë,  Princesha Gabriela dhe Princi Zhak, kaluan ditën së bashku në shtëpi dhe në Pallatin e Monakos.

Exit mobile version