Home Ballina Kajtazi: Thaçi ka më shumë autoritet në burg sesa Osmani në liri

Kajtazi: Thaçi ka më shumë autoritet në burg sesa Osmani në liri

0
Kajtazi: Thaçi ka më shumë autoritet në burg sesa Osmani në liri

Gazetari Vehbi Kajtazi, ka reaguar pas goditjes që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dhënë kreut të qeverisë shqiptare, Edi Rama.

Më tutje, Kajtazi ka thënë se Osmani e sulmon Thaçin meqë e di se ai në burg ka më shumë autoritet sesa vetë Osmani që është në liri dhe presidente.

“A e dini pse Vjosa Osmani e sulmon Edi Ramën? E sulmon sepse mendon se nëpërmjet këtij sulmi e dëmton Hashim Thaçin. A e dini pse e sulmon Hashim Thaçin? Sepse e di se më i fuqishëm dhe më me autoritet është ai në burg sesa kjo ne liri dhe ne pozite te presidentes”, ka shkruar Kajtazi në llogarinë e vet në “Twitter”.

Vjosa Osmani dje në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ka thënë se Edi Rama po ia shpëton fytyrën Serbisë.

Exit mobile version