Home Lajme Kajtazi: Nëse Kurti refuzon ta dëgjoj Amerikën, ky nuk është i gatshëm për marrëveshje 

Kajtazi: Nëse Kurti refuzon ta dëgjoj Amerikën, ky nuk është i gatshëm për marrëveshje 

0

Analisti politik, Vehbi Kajtazi vlerëson se vendimi i fundit i kryeministrit Albin Kurtit, në lidhje për targat, është duke e penguar dialogun.

Kajtazi i ftuar në Rubikon në Klan Kosova, ka thënë që nuk duhet të ketë pengesa që e pengojnë marrëveshjen finale.

“Ata shqiptojnë gjobë, çka nëse 30 herë të njëjtit person i ke dhënë vërejtje, pra ne nuk jemi duke bërë asgjë me këtë situatë, veç jemi duke e shtyrë pak, edhe t’u largu prej tavolinës së bisedimeve, nëse Kurti refuzon me dëgju Amerikën, ky nuk është i gatshëm për marrëveshje,  dhe natyrisht deri sa nuk është i gatshëm për marrëveshje, nxjerr kësi vendime që e pengon dialogun”, ka thënë Kajtazi.

“Amerika po kërkon me qenë qeveria jonë fleksibile dhe mos me vendosë pengesa që e pengojnë marrëveshjen finale, ne duhet të punojnë për marrëveshjen finale”.

Exit mobile version