Home Lajme Kajtazi: Me ndarjen e 100 eurove për disa kategori, Kurti po tenton të blejë paqen shoqërore

Kajtazi: Me ndarjen e 100 eurove për disa kategori, Kurti po tenton të blejë paqen shoqërore

0

Gazetari Vehbi Kajtazi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti me ndarjen e 100 eurove për disa kategori, po tenton të blejë paqen shoqërore.

Ai në Twitter ka shkruar se nga Qeverisja e Kurtit u dyfishua çmimi i energjisë elektrike dhe u punësuan 120 përkrahës të LVV-së në KEK.

Kajtazi ka krahasuar Kurtin me ish-imamin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë Shefqet Krasniqi, teksa ka shtuar se po të votohej ky i fundit për kryeministër do kishim “iftare pa pare”.

“Ta dyfishon çmimin e jetesës. Ta dyfishon çmimin e energjisë elektrike. I punëson 120 militanta ne KEK. Del merr vendim me i nda nga 100 euro ndihma me ble paqen sociale. Po kush i hanë këto fore bre? Për kësi kryeministri e kishim votu Shefqet Krasniqin. Bile iftare pa pare”, shkruan ai.

“Ta dyfishon çmimin e jeteses. Ta dyfishon çmimin e energjise elektrike. I puneson 120 militanta ne KEK. Del merr vendim me i nda nga 100 euro ndihma me ble paqen sociale.
Po kush i hane keto fore bre? Per kesi kryeministri e kishim votu Shefqet Krasniqin. Bile iftare pa pare.

— Vehbi Kajtazi (@vehbikajtazi) April 12, 2022

Exit mobile version