![Ka kryer mbi 15 mijë operacione, neurokirugu i njohur Mentor Petrela tregon momentet e vështira: Kam gjithmonë ankth Ka kryer mbi 15 mijë operacione, neurokirugu i njohur Mentor Petrela tregon momentet e vështira: Kam gjithmonë ankth](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/07/Screenshot_20220713-182203_Instagram.jpg)
Profesor Mentor Petrela, neurokirurgu të cilin “World Academy of Neurological Surgery” e ka përzgjedhur si një ndër 100 neurokirurgët më të mirë në botë dhe ka qenë për vite me radhë pjesë e strukturave botërore akademike, ishte i ftuar së fundmi në “Opinion” ku ka folur për karrierën e tij të gjatë nën bluzën e bardhë
Blendi Fevziu: “Si është të çohesh në mëngjes me idenë që ti sot ke në dorë jetën e 2, 3 apo 4 personave?”
Mentor Petrela: “Është një përgjegjësi e madhe.”
Blendi Fevziu: “Si e përjeëtoni ju apo me kalimin e kohës kalohet dhe kthehet në një lloj normaliteti?”
Mentor Petrela: “Ajo asnjëherë nuk kalohet. Ti gjithmonë ke një ankth para se të futesh në operacion. Unë kam bërë 15 mijë operacione elektive, nuk është pak.”
Blendi Fevziu: “Të neurokirurgjisë?”
Mentor Petrela: “Po.”
Blendi Fevziu: “Që nuk e di sa vite i bie që ju keni operuar?”
Mentor Petrela: “Nuk i kam hyrë kësaj, por kjo është shifra.”
Blendi Fevziu: “Kush kanë qenë momentet më të vështira?”
Mentor Petrela: “Në lloj-lloj rrethanash. Ka rrethana që thua po unë çfarë dua këtu me këtë zanat?”
Blendi Fevziu: “Ia thua ndonjëherë vetes?”
Mentor Petrela: “Po.