Home Rozë Ka 20 vjet që nuk luan në një komedi romantike, Julia Roberts zbulon arsyen

Ka 20 vjet që nuk luan në një komedi romantike, Julia Roberts zbulon arsyen

0
Ka 20 vjet që nuk luan në një komedi romantike, Julia Roberts zbulon arsyen
LONDON, ENGLAND - DECEMBER 02: Julia Roberts arrives at The Fashion Awards 2019 held at Royal Albert Hall on December 02, 2019 in London, England. (Photo by Daniele Venturelli/Daniele Venturelli/WireImage )

Julia Roberts është një nga yjet më të mëdha të filmit në botë. Julia nuk ka bërë një film për katër vjet dhe nuk ka luajtur në asnjë komedi romantike për më shumë se dy dekada. Në një intervistë të re me New York Times, ajo shpjegoi pse u largua nga zhanri për dy dekada.

“Njerëzit ndonjëherë e keqinterpretojnë sasinë e kohës që ka kaluar sikur unë nuk dua më të bëj filma. Nëse do lexoja diçka në nivelin e ‘Notting Hill’ ose ‘My Best Friend’s ëedding’, do e bëja. Këtu është gjëja: Nëse do të mendoja se diçka ishte mjaft e mirë, do ta kisha bërë atë.

Por, kam patur edhe tre fëmijë në 18 vitet e fundit. Kjo e ngre edhe më shumë përgjegjësinë, sepse atëherë nuk është vetëm “A është ky material i mirë?”. Roberts është e martuar me kineast Daniel Modera që nga viti 2002 dhe kanë tre fëmijë: Hazel, Finneus dhe Henry.

Exit mobile version