Home Sport Juventusi vazhdon me fitore, mposht me rezultat të thellë Empoli

Juventusi vazhdon me fitore, mposht me rezultat të thellë Empoli

0
Juventusi vazhdon me fitore, mposht me rezultat të thellë Empoli

Juventusi ka arkëtuar pikët e plota ndaj Empolit.

‘Zonja e Vjetër’ ka vazhduar me fitore në Serie A, pasi fitoi 4:0 në shtëpi ndaj Empolit.

Serinë e golave e hapi Moise Kean, pasi i dhuroi epërsinë Juves në minutën e 8`.

Raste të tjera u krijuan, por gola të tjerë nuk u realizuan në pjesën e parë.

Edhe në pjesën e dytë paraqitje më të mirë zhvilluan vendasit, duke shënuar edhe tri herë të tjera.

Në minutën e 56` Weston McKennie dyfishoi epërsinë për Juventusin.

‘Zonja e Vjetër’ nuk u ndalë me aq, pasi kërkonte edhe golin e tretë.

Po rridhte minuta e 82` kur Adrien Rabiot shënoi për rezultatin 3:0.

Kurse, për epilogun final 4:0 u përkujdes në fund sërish mesfushori francez, Rabiot, pasi shënoi në minutat shtesë të ndeshjes.

Me këtë fitore Juve shkon në kuotën e 19 pikëve në vendin e shtatë, kurse Empoli qëndron në vendin e 11 me po aq pikë.

Exit mobile version