Rreth një muaj më parë, Justin Bieber zbuloi për fansat e tij përmes një videoje në rrjetet sociale, se ishte diagnostikuar me sindromën e rrallë Ramsay Hunt e cila i paralizoi anën e djathtë të fytyrës së tij.
Pas anulimit të disa koncerteve në Amerikën e Veriut për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, tashmë ylli i popit është gati të rikthehet në turneun e tij botëror.
Sipas mediave të huaja, 28-vjeçari nuk është rikuperuar ende plotësisht, por turneu i tij mund të rifillojë më 31 Korrik.
Pavarësisht mesazheve inkurajuese nga familja e tij, fansave dhe artistëve të tjerë, lufta e Justin Bieber kundër kësaj sindrome, nuk ka përfunduar ende.