Home Sport Jose Martinez Munuera gjyqtari i ‘El Clasicos’

Jose Martinez Munuera gjyqtari i ‘El Clasicos’

0
Jose Martinez Munuera gjyqtari i ‘El Clasicos’

Gjyqtari nga Valencia, Jose Martinez Munuera do të ndaj drejtësinë në ndeshjen ndërmjet Real Madrid dhe Barcelona.

Gjyqtari nga Valencia do të drejtojë për herë të dytë, duelin më të shikuar në histori të futbollit ‘El Clasicon’.

Ndeshjen e parë që ai referoi sezonin e kaluar, përfundoi me fitoren e Real Madridit 3:1 në ‘Camp Nou’.

Munuera do të jetë përgjegjës për të ndarë drejtësinë në ndeshjen ndërmjet Real Madrid – Barcelona, ndeshja e raundit të dytë të La Ligës.

Real Madridi është nikoqir i Barcelonës në këtë ndeshje, shkruan lajmi.net.

Për ‘Los Blancos’ ai ka referuar 29 ndeshje, 18 fitore kanë regjistruar ‘madrilenët’, gjashtë barazime dhe pesë humbje.

Ndërsa për ekipin e Barcelonës ai ka referuar 26 ndeshje, 16 fitore ka marrë ekipi katalanas, gjashtë barazime dhe katër humbje.

Janë shifra të ngjashme për të dy ekipet nën referimin e Munueras.

Ndeshja ndërmjet Real Madrid dhe Barcelona zhvillohet të dielën (20 mars) me fillim nga ora 21:00, në ‘Santiago Bernabeu’

Exit mobile version