Home Lajme Botë Johnson kërcënon me sanksione bankat dhe kompanitë ruse nëse Moska pushton Ukrainën

Johnson kërcënon me sanksione bankat dhe kompanitë ruse nëse Moska pushton Ukrainën

0
Johnson kërcënon me sanksione bankat dhe kompanitë ruse nëse Moska pushton Ukrainën

Kryeministri britanik ka kërcënuar me sanksione bankat dhe kompanitë ruse nëse Moska vendos të pushtojë Ukrainën. Pyetjes se nëse qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë mjaftueshëm për të ndaluar pastrimin e parave të pista ruse përmes Londrës, Johnson iu përgjigj duke thënë se këto kritika nuk ishin të drejta.

“Ne kemi qenë në krye të vendeve për sa i përket eleminimit të korrupsionit global,” tha ai, duke shtuar se Mbretëria e Bashkuar tani dëshiron të forcojë masat kundër parave të pista.

Ai gjithashtu theksoi se Mbretëria e Bashkuar nuk do të tërheqë ambasadorët në Kiev, për të treguar mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën. mSHBA, nga ana tjetër ka larguar të gjithë stafin diplomatik në qytetin perëndimor të Lviv.

Exit mobile version