Home Lajme Botë Johnson dhe Macron do ta mbajnë samitin për forcimin e raporteve anglo-franceze

Johnson dhe Macron do ta mbajnë samitin për forcimin e raporteve anglo-franceze

0
Johnson dhe Macron do ta mbajnë samitin për forcimin e raporteve anglo-franceze

Boris Johnson dhe Emmanuel Macron kanë rënë dakord të mbajnë një samit anglo-francez, për të forcuar marrëdhëniet, pasi u zotuan të ndihmojnë Ukrainën të mposht Rusinë, sipas The Times.

Dyshja u panë me krahë rreth njëri-tjetrit, duke pirë uiski bavarez, pas përfundimit të bisedimeve zyrtare.

Në bisedimet me presidentin francez, Johnson theksoi se çdo përpjekje për të zgjidhur konfliktin tani vetëm do të shkaktojë paqëndrueshmëri dhe do t’i japë Putinit licencën për të manipuluar.

Në fillim të këtij muaji, Macron tha se do t’i takonte Ukrainës që të vendoste kushtet e çdo negocimi paqeje me presidentin rus Vladimir Putin.

Johnson u pyet gjithashtu nëse Franca dhe Gjermania po bëjnë mjaftueshëm për Ukrainën. Ai lavdëroi gjermanët pa përmendur Francën.

“Vetëm shikoni se çfarë kanë bërë vetëm gjermanët. Kurrë nuk kam besuar gjatë gjithë jetës sime se do të shihja një kancelar gjerman që të përparonte në mënyrën si Olaf Scholz dhe të dërgonte armatim për të ndihmuar ukrainasit të mbroheshin”, tha ai.

“Ai ka bërë hapa të mëdhenj. Ne kemi 4 për qind të gazit tonë nga Rusia, në Gjermani është 40 për qind. Ata po përballen me presione reale, duhet të marrin energji nga diku tjetër. Por ata po e bëjnë këtë. Ata po bëjnë përpjekjet. Ata po bëjnë sakrificën”, shtoi ai.

Exit mobile version