Artisti Joe Jonas ka folur së fundmi për jetën e tij private. Ai ka shpjeguar se romanca e tij me aktoren Sophie Turner e bëri të kuptonte se jeta e tij personale duhej të mbetej sa më diskrete pasi kaloi pjesën më të madhe të jetës duke jetuar në sytë e publikut.
Jonas filloi një lidhje dashurie me Turner, një emër i njohur falë rolit të saj kryesor në Game Of Thrones, në vitin 2016.
Por ai pranon se lidhja e tij me aktoren britanike, me të cilën u martua më pas në vitin 2019, la të kuptohej se jeta e tij personale kishte qenë më shumë seç duhej në qendër të vëmendjes.
“Dua të ndihem si një libër i hapur. Por kur filluam të takoheshim, kuptova se nuk kisha shumë gjëra që ishin vetëm për mua”, është shprehur ai.
Çifti tani ndodhet në qytetin e Nju Jorkut, ku po rritin dy vajza të vogla, emrat e të cilave nuk janë bërë ende publik në një përpjekje të mëtejshme për të ruajtur privatësinë.
Jonas dhe Turner të cilët gjithashtu shmangën çdo deklaratë publike në mediat sociale në lidhje me të dyja shtatzënitë mirëpritën fëmijën e tyre të dytë në Korrik.