Semi Jaupaj feston sot ditëlindjen dhe moderatorja Einxhel Shkira zgjodhi disa fjalë të ëmbla për ta uruar. Einxhel ka shoqëruar fjalët me një video të shkëputur nga “Big Brother VIP”, ku këngëtarja i drejtohet asaj “Je pak idiote ti.” Asokohe, ky moment u bë menjëherë viral në rrjet.
“Gëzuar ditëlindjen njërës nga peshoret e mia të preferuara. Jam e lumtur që kisha mundësinë të njihja një shpirt si tëndin, kaotik njëkohësisht të bukur dhe mahnitës. Më mungojnë ditët tona bashkë por e di që jemi të zëna duke ndjekur ëndrrat dhe duke ëndërruar përsëri.