Home Lajme Jasharaj: Vendimi i Qeverisë i pakonsultuar me sindikatat, greva vazhdon

Jasharaj: Vendimi i Qeverisë i pakonsultuar me sindikatat, greva vazhdon

0

Kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë, pak më herët kanë hyrë në zyrën e presidentes Vjosa Osmanit.

Para takimit, Jasharaj tha se edhe përkundër se Qeveria ka vendosur të iu ndajë nga 50 euro në muaj deri në dhjetor punëtorëve publik, greva do të vazhdojë.

“Jemi optimist se zonja presidente do të jep kontributin e saj që dialogu të jetë i vërtetë. Deri më tani ky dialog ka munguar, dhe ky vendim i sotëm është i një anshëm, pa u konsultuar me sindikatat, prandaj greva vazhdon”, u shpreh ai.

Exit mobile version