Home Rozë “Janë shumë të lumtur”, Sylvester Stallone dhe gruaja e tij anulojnë divorcin

“Janë shumë të lumtur”, Sylvester Stallone dhe gruaja e tij anulojnë divorcin

0
“Janë shumë të lumtur”, Sylvester Stallone dhe gruaja e tij anulojnë divorcin

Sylvester Stallone dhe gruaja Jennifer Flavin po anulojnë divorcin e tyre. Mediat e huaja raportojnë se dyshja e famshme janë kthyer sërish bashkë. Për më tepër, përfaqësuesi i aktorit tha se ata lanë biseduar me njëri-tjetrin dhe ishin në gjendje të zgjidhnin problemet mes tyre.

“Ata janë të dy jashtëzakonisht të lumtur”, tha përfaqësuesi për Page Six. Lajmi i pajtimit vjen vetëm pak ditë pasi Stallone ndau një fotografi me gruan e tij, të kapur dorë për dore. Çifti i famshëm u martua në maj të vitit 1997 dhe kanë tre vajza: Scarlet, 20, Sistine, 24 dhe Sophia, 26 vjeç.

Lajmi i pajtimit vjen disa ditë pasi në një dosje gjyqësore thuhej se ata kishin rënë dakord “që është në interesin më të mirë të secilit prej tyre individualisht, dhe më e rëndësishmja kolektivisht si familje, për të zgjidhur çështjet që lidhen me martesën e tyre në mënyrë dinjitoze, miqësore dhe private jashtë gjykatës”.

Exit mobile version