Home Rozë Jamie Dornan nuk mundi t’i jepte lamtumirën të atit

Jamie Dornan nuk mundi t’i jepte lamtumirën të atit

0
Jamie Dornan nuk mundi t’i jepte lamtumirën të atit

Jamie Dornan aktori i filmit të njohur ‘Fifty Shades of Grey’ ishte në anën tjetër të botës teksa mësoi lajmin e hidhur se i ati ishte ndarë nga jeta.

Ai ndodhej në Australi marsin e kaluar, kur iu kërkua të izolohej përpara xhirimeve të dramës ‘The Tourist’. Aktori nuk ishte në gjendje të kthehej në vendlindje, në Irlandën e Veriut, për t’u përballur me humbjen e rëndë, shkruan britanikja “The Sun”.

“Ka qenë një kohë e vështirë për shumë arsye dhe për shumë njerëz”, u shpreh ai. I ati e ndihmoi të kalonte humbjen e dhimbshme të nënës së tij Lorna nga kanceri i pankreasit kur ai ishte vetëm 16 vjeç.

Jim mbështeti vendimin e djalit të tij për t’u bërë aktor pasi ai u lodh nga puna e modelingut për market e njohura si Calvin Klein dhe Armani. Edhe pse aktorit i duhet të udhëtojë shumë nëpër botë ai përpiqet të gjejë kohë për fëmijët e tij.

Exit mobile version