Home Sport “James mund të bëhet legjendë e Chelsea”

“James mund të bëhet legjendë e Chelsea”

0
“James mund të bëhet legjendë e Chelsea”

Reece James mund të bëhet legjendë e skuadrës së Chelsea, beson Graham Potter.

Trajneri i ri i Chelsea, Graham Potter nuk ka kursyer lëvdatat për mbrojtësin e djathtë, Reece James.

Potter beson se potenciali i James është ‘përtej qiellit’, dhe e sheh të mundshme që në të ardhmen ai të ketë epitetin e legjendës së klubit.

“Ai mund të luajë në çdo ndeshje në botë, ai është i shkëlqyer. Puna ime është ta ndihmojë atë të kap potencialin sepse potenciali i tij shkon përtej qiellit”, ka thënë Potter, transmeton lajmi.net.

“Ne e duam atë. Ai është shumë i rëndësishëm për ne. Puna ime është ta ndihmojë atë të përmbushë potencialin e tij, dhe potenciali i tij është të bëhet një legjendë e Chelsea”, shtoi trajneri anglez.

22-vjeçari është kthyer në një startues të padiskutueshëm te ‘Blutë’. Ai ka regjistruar mbi 100 paraqitje te klubi.

Exit mobile version