Raporti Mikela-Erion, ka patur ulje-ngritjet e veta në “Për’puthen”. Por kohët e fundit marrëdhënia mes tyre ishte ftohur, sidomos pasi u transmetuan pamje nga prapaskena, ku Erioni dukej shumë i afërt me Anën, dhe gati sa nuk u puthën. Në “Prime-n” e fundit, në përballjen e tyre, Mikela madje u përlot, e prekur nga veprimet e Erionit. Megjithatë, pa i interesuar aspak mbrëmja u mbyll me një kërcim mes tij dhe Anës.Sakaq, sot teksa u transmetua takimi i tyre, Erioni u duk shumë i afërt me Anën, madje nuk munguan as afrimiteti fizik, ngacmimet dhe batutat.
Mirëpo, në studio, konkurrenti nuk ishte njësoj, madje ishte shumë më “i përgjumur”, siç Ana e quajti.
Ai tregoi se ishte kështu, pasi ishte penduar disi për kërcimin.
“Mund të ishte bërë në një moment tjetër, edhe pse më shijoi shumë”, tha Erioni, duke shtuar se familjarët e tij e kishin kritikuar për faktin që lëndoi Mikelën.
Gjithsesi, ai pranoi se ka pëlqim për të dyja vajzat.
Nga ana tjetër, Ana e cila bënte shpesh mimika pakënaqësie gjatë puntatës, tregoi se është disi e zhgënjyer, pasi po jep shumë, por nuk po merr asgjë.