“Jam e emocionuar kur njerëzit të njoftohen nga afër me SKIMS SWIM” , ka thënë Kim Kardashian teksa ka hapur shitoret në Miami, Los Angeles, Japoni dhe Dubai
Kim Kardashian është duke punuar shumë në linjën e saj të re të bikineve, e cila quhet SKIMS SWIM.
Ylli i televizioni ka folur shumë për këtë linjë kurse ka bërë edhe një intervistë për Vogue Hong Kong.
Nëna e katër fëmijëve po ashtu ka treguar se do të hap edhe shitore të tjera ku do të shiten ato, teksa ka thënë se mezi pret që femrat të njihen së afërmi me veshjet e saj.
Deri me tani, Kim ka hapur dyqane në Miami, LA, Japoni dhe Dubai.