Home Lajme Ismaili kërkon dorëheqjen e ministres Nagavci dhe të ndiqet penalisht

Ismaili kërkon dorëheqjen e ministres Nagavci dhe të ndiqet penalisht

0
Ismaili kërkon dorëheqjen e ministres Nagavci dhe të ndiqet penalisht

Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili përmes një postimi në Facebook ka kërkuar shkarkimin e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Ismaili ka thënë se Nagavci duhet të jap përgjigjësi penale.

Këtë e ka kërkuar pasi, sipas Ismailit, Nagavci ka bërë shkelje kushtetuese.

POSTIMI I PLOTË:

Shkelja e Kushtetutës dhe shthurja ligjore e shtetit për taborrin e LVV-së, prej ku vazhdimisht vinin edhe kërcënime dhe fyerje institucionit më të lartë mbi pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv në Kosovë, Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, përbën bagazhin e sukseseve [të vetme] për këtë regjim!

Shpreh indinjatën time të thellë lidhur me nëpërkëmbjen e ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës në një anë dhe zbatueshmërinë e ligjeve të Serbisë, si direktiva të Beogradit, në anën tjetër.

Ne si shoqëri demokratike, duhet të mobilizohemi me vendosshmëri: nuk ka asnjë forcë politike, asnjë bartës apo vartës i këtij pushteti i cili mund të veproj në të kundërtën e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë së vendit dhe të sillet sikur nuk ka ndodhur gjë.

Jo vetëm dorëheqje, por përgjegjësi penale për ministren e Arsimit!

Exit mobile version