![“Ishte një festë e gjatë dhe e lavdishme!” – Denise Van Outen flet për festat me Princin Charles “Ishte një festë e gjatë dhe e lavdishme!” – Denise Van Outen flet për festat me Princin Charles](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/03/denise-600x360-1.jpg)
“Ishte një festë e gjatë dhe e lavdishme!”
Kështu i ka rikujtuar festat me Princin, Charles Denise Van Outen, ku ka fjetur me Sophie Dahl dhe vozitjet e gjata me veturë me Naomi dhe Kate gjatë lulëzimit hedonist në vitet e 90-ta.
Denise Van Outen ka pranuar se në vitet e 90-ta ende janë si një “mjegull” teksa ka kujtuar se ajo ka fjetur me Sophie Dahl, ka vozitur me Naomi dhe Kate dhe e kishin festuar me Princin Chales nëpër mbrëmje.
Personaliteti i TV (47) e ka përshkruar dekadën duke i përshkruar këto mbrëmje si “të gjata dhe të lavdishme”, teksa ajo tregoi në detale për kujtimet që do të përmblidhen në një libër me titull: A Bit Of Me: From Basildon To Broadway And Back.
Denise, e cila ishte në lidhje me këngëtarin e Jamiroquai, Jay Kay në atë kohë, tregoi po ashtu se si ra në sy të Matthew Perry në kulmin e famës së tij me serialin “Friends” dhe kishte marrë një mesazh më zë nga ylli, ku ai i kishte kërkuar takim dashurie.