![Ishte në kërkim për shitblerje të substancave narkotike, arrestohet 29-vjeçari në Fushë Kosovë Ishte në kërkim për shitblerje të substancave narkotike, arrestohet 29-vjeçari në Fushë Kosovë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/01/arrestim-1.jpg)
Sot rreth orës 08:30 njësitet policore, të stacionit të Fushë Kosovës, kanë arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës.
Personi i arrestuar:
-B. B. mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për veprën Blerje, posedim, shperndarje, shitje e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge, vepër për të cilën është i dënuar dy vite e dy muaj.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i arrestuar, sipas urdhëresës së gjykatës, është dërguar në vuajtje të denimit.