Alpinistja e njohur kosovare, Mrika Nikqi ka publikuar videon kur është sulmuar seksualisht në qendër të qytetit në Pejë. Demokracia.com ka raportuar ekskluzivisht se personi i dyshuar është Flori Beqiraj.
Flori Beqiraj punëtor i Kompanisë së Sigurimeve Eurosig. Këta të fundit, deklarojnë se po presin vërtetim të rastit për të marrë masa.
Drejtori i kompanisë në Pejë, Bujar Hysenaj tha se kanë qenë aty kur ka ndodhur arrestimi i Beqirajt, por se nuk ishin në dijeni se për çfarë bëhet fjalë.
Pyetur nga Nacionale nëse i njëjti vazhdon të punojë ende aty, Hysenaj na tha se nëse vërtetohet se i dyshuari ka kryer veprën e sulmit seksual, do t’i shkëputet kontrata.
“Vallahin në dijeni jemi, dhe kemi qenë aty, ka ardhë policia e ka marrë. E kemi marrë vesh prej portaleve çka është puna, se nuk e kemi ditë. Ai djalë nuk ka dhënë diçka, si me thënë, që bon asi gjëra. Puntor i jemi u kon, unë jom Bujar Hyseni, drejtor i kompanisë në Pejë. Nëse e ka bërë këtë rast, ai nuk vazhdon me punon ma me kompaninë, shkëputen gjanat, kontrata, prej të hënës. Tash po presim njëher, zyrtarisht, çka po ndodhë”, tha ai.