Home Rozë Ish-presidentja Jahjaga dhe Dafina Zeqiri krah njëra-tjetrës në protestë

Ish-presidentja Jahjaga dhe Dafina Zeqiri krah njëra-tjetrës në protestë

0
Ish-presidentja Jahjaga dhe Dafina Zeqiri krah njëra-tjetrës në protestë

Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë po mbahet protestë në mbrojtje të vajzave dhe grave, pas dhunimit të 11 vjeçares nga pesë persona.

Në këtë protestë po marrin pjesë shumë fytyra publike.

Dafina Zeqiri është njëra nga artistet që po merr pjesë në protestë e që gjithashtu ka ngritur zërin gjithmonë lidhur me raste të tilla.

E krah saj është shfaqur edhe ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Ajo ka publikuar foto në ‘Facebook’, krah këngëtaret.

“Dhuna nuk tolerohet dhe luftimi i saj është përgjegjësi e përbashkët shoqërore dhe institucionale. Këto raste duhet të na gjejnë më të bashkuar se kurrë! Të dashura vajza dhe gra, ne të gjithë jemi këtu për ju.”, ka shkruar ish presidentja.

Exit mobile version