Home Rozë Ish-partnerët e Kim Kardashian bëhen bashkë

Ish-partnerët e Kim Kardashian bëhen bashkë

0
Ish-partnerët e Kim Kardashian bëhen bashkë

Ish-partnerët e Kim Kardashian, Kanye West dhe Ray J, pozuan së bashku në tapetin e kuq në shfaqjen për dokumentarin e ri të Candace Oëens në Nashville, Tennessee.

Dalja vjen mes një sërë polemikash rreth stilistit Yeezy, të cilat përfshijnë bluzat “White Lives Matter” gjatë Javës së Modës në Paris.Për sa i përket takimit mes Kanye dhe Ray J, ribashkimi i tyre në tapetin e kuq vjen më shumë se pesë muaj pasi të dy ndanë llogari të ndryshme nëse Kanye ishte në gjendje të siguronte pamjet nga kaseta seksuale e Kim dhe Ray që u zbulua në 2007.

Gjatë një episodi të prillit të Hulu’s “The Kardashians”, Kim tha se reperi i “Jesus Walks” (me të cilin ishte martuar gjashtë vjet para ndarjes së tyre në 2021), ishte në gjendje të takohej me Ray J mes pretendimeve se kishte pamje të papublikuara.

Megjithatë, pasi një video e episodit u shpërnda në rrjetet sociale, Ray J foli për të kundërshtuar atë që u shpalos në reality shoë. “E gjithë kjo është një gënjeshtër”, shkroi Ray, i cili ishte në lidhje me themeluesen e SKIMS për katër vjet deri në vitin 2006.

Exit mobile version