Home Ballina Ish-ministrja e MPJ-së përgëzon ministren Gërvalla pas paraqitjes në Këshill të Sigurimit

Ish-ministrja e MPJ-së përgëzon ministren Gërvalla pas paraqitjes në Këshill të Sigurimit

0

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka përgëzuar ministren e këtij dikasteri Donika Gërvallën, pas paraqitjes në Këshillin e Sigurimit.

Haradinaj ka thënë në një postim në Facebook, se Gërvalla i ka bërë krenar duke i hedhur poshtë tentativat e stërvjetëruara propaganduese të Serbisë e Rusisë.

“E përgëzoj Ministren Gërvalla për paraqitjen në Këshillin e Sigurimit. Përveç që është grua, dhe që vjen nga një familje emblematike për lirinë e Kosovës, ajo mbrëmë na bëri krenarë se me sa mprehtësi hodhi poshtë tentativat e stërvjetëruara propaganduese të Serbisë e Rusisë”, ka shkruar ajo në Facebook.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=365381988938422&id=100063998712225

Exit mobile version