Ish kryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Ajet Potera ka kritikuar organizimin politik të LVV-së në Podujevë, një ditë pas zgjedhjeve të brendshme partiake.
Potera, në rrjetin social Facebook ka shkruar se kjo parti nuk dallon nga partitë e tjera të kësaj komune.
Ai ka thënë se edhe në VV nuk ka demokraci e meritokraci, duke shtuar se ka korrupsion, e keqqeverisje.
Postimi i plotë:
Nga sot Komunën e Podujevës e karakterizon një mendësi e njejtë politike, pa as më të voglin e të vetmin dallim mes partive politike në këtë Komunë!
Për shumë vite radhazi u bë shumë përpjekje nga aktivistët e LVV-së, për të ndryshuar këtë mendësi politike në këtë Komunë (të paktën kështu është dukur), por ja ku përfunduam njejtë me të tjerët.
Disa gjëra shumë të rëndësishme që mungojnë e janë të njejta:
– Nuk ka demokraci të brendshme njejtë sikur në partitë e tjera.
– Ka korrupsion në qeverisje njejtë sikur në partinë e mëparshme.
– Kualicion me partinë e PAN-it që Lëvizja është ngritur duke e kritikuar shumë ashpër.