Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës që t’i ftojë në takime me përfaqësuesit ndërkombëtarë shqiptarët e Luginës.
Haradinaj një kërkesë të këtillë e ka parashtuar me anë të një postimi në ‘Twitter’. E njëjta ka vënë në pah mos-takimin e emisarëve të SHBA-së dhe BE-së me shqiptarët në Serbi, shkruan lajmi.net.
“Meqë Lajçak/Escobar nuk po i takojnë shqiptarët në Serbi ashtu siç i takuan serbët në Kosovë, KM Kurti do të duhej t’i ftojë shqiptarët e Luginës në takimin e tij të radhës me Lajçak/Escobar”, ka shkruar ajo në ‘Twitter’.
Reagimi i saj vjen pas kritikave që morën Escobar e Lajçak, të cilët takuan përfaqësues të pakicës serbe në Kosovë, teksa nuk lajmëruan për takim të pakicës shqiptare në Serbi.