Home Lajme Ish-këshilltari i Haradinajt- Qeverisë: Largoni masat, të shërbehen vetëm personat e vaksinuar

Ish-këshilltari i Haradinajt- Qeverisë: Largoni masat, të shërbehen vetëm personat e vaksinuar

0

Ish-këshilltari i Haradinajt, Erolld Belegu, ka dhënë disa këshilla për Qeverinë e Kosovës për luftimin e Covid-19.

Ai thotë se duhet të largohen të gjitha masat dhe të ketë rregull strikt që të shërbehen vetëm personat e vaksinuar.

“Këtë tash e bën e tëre bota, andaj Qeveria e Kosovës nuk ka çka me shpik”, shkruan Belegu.

Postimi i plotë:

Një këshillë për Qeverinë e Kosovës për luftimin e Covid-19:

– Të largohen të gjitha masat, por:

– Të implementohet strikt rregulli- shërbimi vetëm për personat e vaksinuar;

– Transporti publik, gastronomia, klubet e natës, palestrat dhe stadiumet, shërbimet publike, shkollat dhe fakultetet, si dhe të gjitha institucionet dhe bizneset të hapen menjëhere dhe  të shërbejnë vetëm personat e vaksinuar;

– Cilido biznes që nuk bënë verifikimin e klientëve nëse janë të vaksinuar të dënohet rënd apo të mbyllet tërësisht për një kohë;

Vaksina ka mjaftë, nëse dikush nuk dëshiron të vaksinohet dhe dëshiron të rrezikojë  vetveten dhe të tjerët, duhet ti ndalohet prania në ambiente ku qendrojnë njerëzit e ndërgjegjshëm që zbatojnë rekomandimet e OSHB-së dhe Qeverisë!

Këtë tash e bën e tëre bota, andaj Qeveria e Kosovës nuk ka çka me shpik! Vetëm duhet guxim e vendosmëri për zbatim dhe kontroll të masave. Nuk ka nevojë kot të angazhoj inspektorë e policë për zbatimin e orës policore e ndaljes së muzikave por t’i detyroj institucionet dhe gastronomet në verifikimin e hyrjes vetëm për personat e vaksinuar (që sot askush nuk e zbaton)!

Asnjë masë tjetër nuk është e nevojshme.

Exit mobile version