Home Ballina Ish-këshilltari i drejtohet Kurtit: Kryeministër, a po t’dhem kryet?

Ish-këshilltari i drejtohet Kurtit: Kryeministër, a po t’dhem kryet?

0

Njohësi i çështjeve politike, dhe ish-këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, ka reaguar rreth numrit të madh të këshilltarëve që Kurti ka në kabinetin e tij.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar një premtim elektoral të Kurtit, i cili asokohe kishte thënë se nuk do të ketë më shumë se 6-10 këshilltarë, ndërsa sot ai ka 22 këshilltarë politikë.

“KRYEMINISTËR, A PO T’DHEM KRYET? Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithshme, të mbajtura në tetor të vitit 2019, Kryeministri i Kosovës premtonte se do të ketë 6-10 këshilltarë politikë”, ka thënë Gashi.

Po ashtu, ai ka kujtuar edhe talljet që Kurti i bënte më ish Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, për të njëjtën gjë, ndërsa edhe Kurti po vepron njëjtë.

“Mu kujtua një intervistë e tij në emisionin ‘Rubikon’, 4 shtator 2019 «Si do të ishte Albin Kurti si kryeministër?», ku ai me të drejtë tallej me atëherë Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj: «35 këshilltarë, ata një këshillë me ta dhanë në ditë, të dhem kryet. 35 këshilla në ditë, unë nuk e di qysh i ka menaxhu»”, ka shtuar Gashi.

Postimi:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10161675690188294&id=731278293

Exit mobile version