Home Ballina Ish deputeti i AAK-së: Teshat e Ramushit nuk të bijnë ty shoku Albin

Ish deputeti i AAK-së: Teshat e Ramushit nuk të bijnë ty shoku Albin

0

Ish deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla ka shkruar në Facebook se në kohën e ish kryeministrit Haradinaj, Kosova e mbajti taksën ndaj Serbisë, pa i prishur raportet me miqtë e aleatët ndërkombëtarë.

Madje, sipas tij, gjatë kohës sa ishte taksa në fuqi, u miratua themelimi i Ushtrisë, statusi i Trepcës, e gjithashtu edhe u arrit pavarësia energjetike e vendit.

“Kryeministri i sotëm po mundohet ta kopjojë Ramushin, por shoku Bin nuk mund të bëhet Ramush, sepse nuk i bijnë tamam teshat e tij”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë i Sylës:

Teshat e Ramushit nuk të bijnë ty shoku Albin.

Në kohën e kryeministrit Haradinaj, Kosova e mbajti taksën ndaj Serbisë, pa i prishur raportet me miqtë e aleatët ndërkombëtar.

Gjatë kohës sa ishte taksa në fuqi, u miratuan edhe themelimi i Ushtrisë, edhe statusi i Trepçës, e gjithashtu edhe u arrit pavarësia energjetike e vendit.

Kryeministri i sotëm po mundohet ta kopjojë Ramushin, por shoku Bin nuk mund të bëhet Ramush, sepse nuk i bijnë tamam teshat e tij.

Bini e ka masën S, ndërsa Ramushi veshet XXXL.

Exit mobile version