Vite më parë Sheila dhe Noizy sollën bashkëpunimin e tyre të parë muzikor “Boll më me pyetje”.
Madje ata kishin një miqësi shumë të ngushtë me njëri-tjetrin.
Më vonë u pa se dyshja nuk shfaqeshin më në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe menjëherë u aludua për një krisje mes miqësisë së tyre.
Sheila, së fundi realizoi një bisedë virtuale me ndjekësit ku e pyetën këngëtaren në lidhje me raportin që ajo ruan me Noizyn dhe përgjigja e saj i habiti të gjithë.
“Po me Noizyn si i keni marrëdhëniet më përpara keni qenë miq jeni më…”, e pyeti ndjekësi ndërsa këngëtarja u përgjigj: Më shumë se miq.
Nuk dihet nëse mes tyre ka diçka, apo ishte thjeshtë një shaka e këngëtares.