Ish-kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka folur për kohën sa ka udhëhequr me këtë parti. Thotë se gjatë kësaj kohe, asgjë në vend nuk është bërë pa LDK-në.
Mustafa është i ftuar në emisionin Pressing në T7.
“Unë e kam marrë LDK-në diku në 128 mijë vota. E kam sjell në 205 mijë në zgjedhjet e parafundit. Gjithmonë kemi shkuar në rritje. Nuk kemi arritur gjatë asaj periudhe të dalim parti e parë. Konkurrente kryesore me LDK-në. Aty jemi sjell diku”, tha Mustafa.
“Ndoshta, në zgjedhjet e para ne kemi dal e para por ka qenë ajo koha e abuzimit masiv, ose vjedhjeve industriale që janë cilësuar edhe nga ndërkombëtarët”, tha Mustafa.