Cristiano Ronaldo u intervistua dikur nga reperi i njohur, Lil Wayne, dhe momente nga ajo intervistë po vazhdojnë që të komentohen edhe ditëve të sotme.
Në vitin 2014, dyshja u takuan kur Ronaldo ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Real Madridin, për një episod të serialit “Weezy Wednesday”.
Një video është shpërndarë shumë ditëve të fundit dhe është bërë virale nga kjo intervistë. Aty dëgjohet sulmuesi portugez duke thënë “Young Money” për nder të Lil Wayne.
Dyshja kanë një miqësi të mirë mes vete, mirëpo intervista po cilësohet si më e keqja e Ronaldos, pasi ai dukej se nuk ndjehej rehat – sipas “SportBible”.
Një nga përdoruesit e rrjeteve sociale komentoi: “Ronaldo është duke qeshur dhe duke menduar ‘nuk do ta bëj më kurrë këtë’”.
Kurse, dikush tjetër komentoi: “Cristiano lëviz si unë kur miqtë e mi më lënë me njerëz që nuk i njoh në një festë”.